Polemika rreth CV-së së ministres gjermane të mbrojtjes

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, tashmë dyshuar për plagjiaturë në tezën e saj të mjekësisë, u gjend sot në qendër të një polemike tjetër përsa i përket etapës universitare, pasi shtypi gjerman ka vënë në dyshim disa deklarime në CV-në e saj.

Bota

11/10/2015 20:01

“Informacionet në CV-në time zyrtare janë korrekte”, theksoi sot në një komunikatë Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen në përgjigje të një artikulli në të përjavshmes ”Welt am Sonntag” që hedh dyshime se ministrja kishte përdorur emrin e universitetit prestigjioz amerikan Stanford.

Në CV-në e saj të publikuar në faqen e internetit të qeverisë, ministrja konfirmon se kishte marrë pjesë në vitin 1993 në një program universitar të Stanford në cilësinë e personit që kryen një audit. Ajo shton se kishte punuar si analiste në vitin 1995 në administratën spitalore të shërbimeve shëndetësore të universitetit.

Duke cituar një zëdhënës të universitetit, e përjavshmja gjermane konfirmon se ministrja nuk ka qenë kurrë e regjistruar zyrtarisht në asnjë program universitar të vlerësuar me çertifikatë apo diplomë./atsh