“Pokemon” i lë pas të gjithë, është filmi me fitimet më të mëdha në histori

Mund të duket e vështirë për t’u besuar, por “Pokemon” është filmi që ka arkëtuar më shumë në histori, duke “shkatërruar” Marvel dhe Star Wars.

ShowBiz

26/06/2018 10:49

 

Filmi është krijuar nga Satoshi Tajiri në vitin 1995 dhe fokusohet në një krijesë imagjinare të quajtur Pokemon, ku njerëzit, të njohur si trajnerë Pokemonësh, trajnohen për të luftuar me njëri-tjetrin.

Gjithçka nisi si një videolojë për Nintendo Game Boy, duke e bërë atë të dytën më të shitur në botë, pas Mario.

Filmi “Pokemon” ka fituar 59.1 miliardë dollarë, që nga viti 1995.

Në vend të dytë renditet saga “Star Wars” me 42.9 miliardë.

Ndërsa në vend të tretë renditet filmi “Hello Kitty” me 41 miliardë dollarë. /Lajmi.net/