Pokemon Go dyfishon aksionet e Nintendo

Aksionet e Nintendo-s së Japonisë, janë ngritur edhe për 14% ditën e martë, që nënkupton më shumë se dyfishimin e kapitalit të ndërmarrjes në 42.5 miliardë dollarë që nga dalja në treg e lojës Pokemon Go në SHBA.

Auto & Tek

19/07/2016 11:58

Suksesi fenomenal i kësaj loje, tashmë e vlefshme në 35 shtete ku përfshihet shumica e Evropës dhe Kanadës, ka shkaktuar blerje masive të aksioneve në Nintendo duke befasuar edhe ndërmarrësit e zakonshëm.