Pogradec, burri vret gruan me sqepar

Bashkim Mekolli, 49 vjeç, nga fshati Blacë i Pogradecit vrau gruan e tij mëngjesin e kësaj të diele me një vegël dore.

Lajme

24/09/2017 12:21

Autori u kap nga policia e lajmëruar nga të afërmit e tij. Shkaqet e krimit nuk janë zbardhur, por të afërmit flasin për një person me probleme mendore, me depresion dhe agresiv.

Babai i autorit tregon se e kishte marrë në shtëpi të birin që jetonte me gruan dhe djalin në një kasolle.

“Para dy muajsh u vizitua në Tiranë. Duhej të shtrohej në spital, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurime shoqërore. Mori barnat dhe i përdori. Kishte një vit që jetonte në shtëpinë time. I grindur dhe me depresion ka qenë gjithmonë”, thotë babai i autorit të krimit.

Çifti ka edhe një djalë 16-vjeçar për të cilin tani po kujdesen gjyshërit. /TopChannel/