Pogba zgjedh ekipin e ri

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, është në pritje të një oferte nga Barcelona për transferim në Camp Nou.

Sport

11/04/2015 09:28

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, dëshiron të transferohet në Barcelonë, ka bërë të ditur menaxheri italian Giulio Biasin.

Sipas tij, menaxheri i francezit, Mino Raiola është duke pritur një ofertë të Barcelonës për klientin e tij në mënyrë që ai të mos përfundojë në Real Madrid, një tjetër klub i interesuar për të.

“Raiola është duke pritur një ofertë të Barcelonës. Andaj, gjiganti katalan duhet të reagojë në mënyrë që Juventus të mos e shesë në Real Madrid”, u shpreh Biasin për mediat spanjolle.