Pogba: Unë vlej 0 euro

Menjëherë pas takimit ndaj Veronës, Pogba u pyet se sa kushton kartoni i blerjes së tij, mirëpo përgjigja e tij ishte mjaft befasuese, pasi tha se vlen zero euro.

Sport

18/01/2015 23:30

Pogba ka thënë se ai nuk vlen fare në tregun e transferimeve të lojtarëve, pasi duhet të punojë shumë për tu bërë kampion si Pirlo, Buffon apo Chiellini.

“Sa vlej unë? Unë vlej 0 euro. E vetmja gjë që jam duke menduar është që të përmiërsohem dhe të bëhem kampion si Pirlo, Buffon apo Chiellini”, tha Pogba menjëherë pas takimit.

Përndryshe, mesfushori francez konsiderohet si njëri ndër lojtarët më të mirë në botë, i cili pritet të shkëlqejë në futboll gjatë viteve të ardhshme.