Pogba tregon pse qëndroi në Juventus

Mesfushori Paul Pogba ka bërë të ditur arsyen pse nuk u largua nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të verës. Ylli francez dëshiron të fitojë ende me gjigantin torinez.

Sport

06/09/2014 10:59

Paul Pogba ishte një prej emrave më të përfolur gjatë afatit kalimtar të verës.

Ylli francez zgjoi interesim të madh nga disa prej klubeve më të mëdha të kontinentit përfshirë Chelsea e Paris Saint-Germain.

Mirëpo, ai në fund nuk u largua nga Juventus. Ish mesfushori i Manchester Unitedit ka bërë të ditur arsyen pse qëndroi në Torino.

“Kam mbetur në Juventus për të fituar. Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha, jemi një skuadër e mrekullueshme”, deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane “Tuttosport”.

Edhe pse vetëm 21-vjeç, Pogba është një prej futbollistëve kryesorë në ekipin e trajnerit të ri të Bianconerëve, Massimiliano Allegri.