Pogba transferon një super futbollist në Man Utd (FOTO)

Paul Pogba mund t’i ndihmojë Manchester Unitedit në transferimin e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Sport

29/09/2016 09:44

Antoine Griezmann mund ta përcjell bashkëkombësin e tij francez, Paul Pogba, në Manchester United.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se sulmuesi i Atletico Madridit mund të transferohet në “Old Trafford” pas përfundimit të këtij sezoni.

“Mediat më kanë afruar mua tek Pogba. Kritikat që kemi marrë na kanë bërë shokë. Ai me top është një gjeni”, deklaroi Griezmann, përcjell “Lajmi.net”.

“Red Devils” janë duke bërë gati një ofertë të madhe për Griezmannin.

Por, duhet të kenë kujdes nga konkurrenca nga Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.