Pogba te Juventus? Pjanic me deklaratë që pak kush e ka pritur

Miralem Pjanic po e mirëpret Paul Pogban te Juventus.

Merkato

10/12/2018 15:28

Miralem Pjanic ka thënë se Paul Pogba është i mirëpritur te Juventus, pasi është edhe ëndrra e tifozëve të tyre rikthimi i tij.

“Është ëndrra e tifozëve tanë që ta shohim atë (Paul Pogban) sërish këtu”, tha fillimisht mesfushori boshnjak, përcjell “lajmi.net”.

“Klubi ka transferuar disa lojtarë fantastik që na kanë ndihmuar të zhvillohemi edhe më shumë.

“Natyrisht se për lojtarë si ai gjithmonë ka vend në skuadër, andaj do të ishte i mirëpritur”, ka shtuar më tej Pjanic. /Lajmi.net/