Pogba shumë afër me Juventus, takohet me Dybalan

Paul Pogba çdo ditë e më shumë po afrohet me një rikthim në Juventus.

Sport

17/12/2018 22:45

Lojtari u largua nga kampionët e Serie A në vitin 2016 për një shumë rekorde asokohe, por këtë edicion, raportet e tij me Jose Mourinhon janë shkatërruar.

Sot, Paulo Dybala, ylli i Juventus, ka postuar një fotografi në “Twitter” ku shihet ai me Paul Pogban, duke nxitur zërat për rikthimin e francezit, raporton lajmi.net.

Gjithashtu, sot Juventus janë takuar me agjentin e fituesit të Kupës së Botës, Mino Raiola, por për të diskutuar për rinovimin e Moise Kean.

Pogba mund të largohet nga “Old Trafford” nëse Mourinho qëndron edhe për një sezon.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë lëvizje në janar, apo do të pritet deri në verë. /Lajmi.net/