Pogba shokon tifozët: Nuk luftova për fitore

Deklarata e fundit e Paul Pogba ka lënë konfuz tifozët e Manchester United.

Sport

19/08/2018 21:17

Pas humbjes 3:2 nga Brighton duket se është krijuar panik në kampin e United.

Fillimisht ishin kritikat e trajnerit Jose Mourinho pastaj edhe deklarata ‘bombë’ e Pogbas.

“Nuk e merituam të fitojmë. Nuk dukej se po luanim për fitore. Ata ishin më kërkues se ne” ka deklaruar francezi.

“Po e vë vetën së pari. Nuk isha në diskonim për fitore. Po tentonim por unë nuk isha në diskonim, po humbja shumë topa”.

Duket sikur kalimi i Pogbas në radhët e Barcelonës vetëm sa po afrohet. /Lajmi.net/