Pogba rikthehet me gol, United e shkatërron Newcastelin

Manchester United ka shënuar fitore të thellë e shumë të merituar ndaj Newcastel United.

Sport

18/11/2017 20:22

]Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Old Trafford’, e vlefshme për xhiron e 12-të, United ka mposhtur 4:1 Newcastel Unitedin, duke e përmbysur rezultatin.

Në këtë ndeshje për Unitedin në fushë nga lëndimi u rikthyen Paul Pogba dhe Zlatan Ibrahimovic.

Francezi madje regjistroi një gol dhe një asistim.

Por, të parët që kaluan në epërsi, ishin mysafirët, kur shënuan me Gayle në minutën e 14’.

United deri në fund të pjesës së parë, përmbysi rezultatin duke shënuar me anë të Martial dhe Smalling.

Në pjesën e dytë, në minutën e 54’, Pogba shënoi për 3:1, ndërsa Lukaku në minutën e 70’ për 4:1.

Kjo fitore, United e rendit në vendin e dytë me 26 pikë, ndërsa xhiron e ardhshme takohet me Brighton, sërish si vendas./Lajmi.net/