Pogba – Real Madrid, ja çfarë thotë Raiola

Mino Raiola ka mohuar spekulimet se është duke punuar për largimin e reprezentuesit francez nga Manchester United.

Sport

03/03/2018 08:28

Menaxheri i Paul Pogbas, Mino Raiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të klientit të tij në Real Madrid.

Por, ai ka mohuar spekulimet se është duke punuar për largimin e reprezentuesit francez nga Manchester United.

“Pogba në Real Madrid? Unë nuk e dërgoj askund, nuk janë as taksi e as aeroplan”, deklaroi Raiola, përcjell “lajmi.net”.

“Sigurisht, nëse gjërat nuk shkojnë mirë, jam i gatshëm ta kryej punën time”, shtoi ai.

“Kjo parasheh të gjej zgjidhje për klubin dhe futbollistin. Nuk ekziston asnjë problem me Mourinhon, Paul dëshiron të fitojë me Manchester United”, përfundoi Raiola. /Lajmi.net/