Pogba reagon pas deklaratave të Guardiolas

Pep Guardiola ka hapur një temë të madhe në Premierligë.

Sport

06/04/2018 20:09

Trajneri spanjoll sot ka mbajtur konferencën për shtyp para derbit me Manchester Unitedin, ku ka zbuluar një lajm interesant.

Guardiola ka thënë se agjenti Mino Raiola, i ka ofruar Paul Pogban dhe Henrik Mkhitaryan gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo deklaratë ka shtyrë Paul Pogban të reagojë, duke e lëshuar një fotografi në rrjetet sociale, duke u ndjerë i befasuar./Lajmi.net/