Pogba, ‘Ok’ për Realin

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba pritet të rikthehet në ekip për ndeshjen e parë kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/04/2015 10:11

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka bërë të ditur se Paul Pogba mund të rikthehet për ndeshjen e parë kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bianconerët presin kampionin në fuqi të martën në Torino, dhe Pogba është pranë rikuperimit të plotë nga lëndimi që pësoi në ballafaqimin e parë me Borussia Dortmundin në rrethin e dytë të garës.

“Pogba? Ai do të kontrollohet edhe njëherë të enjten, por mendoj se është në rregull, që nënkupton se do të jetë me ekipin në javën e ardhshme”, u shpreh Allegri.