Pogba nis bisedimet me gjigantin e Evropës

Paris Saint Germain kanë kontaktuar përfaqësuesit e Paul Pogba, duke kërkuar transferimin e mesfushorit për një shumë të madhe parash gjatë verës.

Sport

12/04/2018 19:54

Hierarkia e PSG është e pakënaqur me eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve, dhe kanë planifikuar të nisin një tjetër aksion për sjelljen e emrave të mëdhenj në skuadër.

Drejtues të skuadrës franceze kanë udhëtuar drejt Anglisë për të folur me përfaqësuesit e Paul Pogbas, për të shqyrtuar mundësinë e një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës.

Pogba në verën e vitit 2016 iu bashkua Manchester United nga Juventus për 105 milionë euro./Lajmi.net/