Pogba ‘ndez’ spekulimet, i përgjigjet pyetjes për një kalim te Juve

Paul Pogba nuk e ka përjashtuar një rikthim te Juventus, edhe pse ka shtuar se është i lumtur te Manchester United.

Sport

08/11/2018 08:06

Mesfushori francez është pjesë e spekulimeve për një rikthim në Torino, e rreth këtyre zërave ka folur Pogba pas fitores 1:2 të Manchester United ndaj Juventus.

“Fitorja ishte e rëndësishme, tifozët e Juventusit më dhanë një mirëseardhje të mirë”, ka deklaruar Pogba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë nuk festova kur rezultati shkoi 2:1, kisha një ndjenjë të çuditshme”.

Kur u pyet për një rikthim të mundshëm në Torino, Pogba shtoi:”Kush e di? Tani jam me Unitedin. Ka aq shumë fjalë për këtë, po jam i lumtur që jam pjesë e Manchester United”./Lajmi.net/