Pogba – Mourinho, problem i ri në Man Utd

Paul Pogba dhe Jose Mourinho janë përplasur sërish te skuadra e Manchester United.

Sport

25/09/2018 07:38

Jose Mourinho e kritikoi Paul Pogba pas barazimit të Manchester United ndaj Wolves në Premierligë.

“The Sun” shkruan se Pogba bëri një gabim që u përcoll me golin e barazimit nga Wolves dhe Mourinho kërkoi më tepër vëmendje, duke paralajmëruar kundër gabimeve të tilla që sipas tij janë përsëritur shpesh, gjatë këtij sezoni.

Kjo zgjoi një reagim të ri nga mesfushori francez, përcjell “lajmi.net”.

Pogba në paraqitjen e tij në media pas ndeshjes tha se Manchester United duhet të “sulmojë, sulmojë, sulmojë”, kur luan në shtëpi. /Lajmi.net/