Pogba largohet në janar, ky do të jetë klubi i ri

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United në fillim të vitit 2019.

Sport

21/08/2018 07:40

Barcelona do të ketë durim në përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Manchester United, Paul Pogba.

“Don Balon” raporton se klubi katalan mund të presë deri në janar për blerjen e yllit francez.

Barcelona është 90 për qind e sigurt se nuk do ta transferojmë deri në fund të këtij muaji.

Andaj, drejtuesit e klubit nga Camp Nou do të presin zhvillimet e reja në Old Trafford për ta tentuar blerjen e tij në janar, përcjell “lajmi.net”.

Pogba ka raport të tensionuar me menaxherin Jose Mourinho dhe kjo i ka dhënë shpresë Barcelonës për blerjen e tij. /Lajmi.net/