Pogba ka një mesazh për Guardiolën

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, ka dhënë një mesazh interesant për trajnerin e ardhshëm të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Sport

19/02/2016 10:14

Paul Pogba dhe Pep Guardiola një ditë së bashku.

Mesfushori i Juventusit ka thënë se në të ardhmen mund të punojë me trajnerin e mirënjohur.

“Guardiola është ikonë e futbollit”, deklaroi Pogba gjatë një interviste për “Sky Deutschland”.

“Guardiola ka përvojë të madhe dhe një filozofi të mirë të lojës”, shtoi ai, përcjell “Lajmi.net”.

“Të punoj me të? Jam futbollist i Juventusit, por në të ardhmen mund të ndodh”, theksoi Pogba.

Mesfushori do të ndeshet me Bayern Munichun e Guardiolës të martën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.