Pogba – Juventus, vjen vendimi nga Mourinho

Jose Mourinho ka marrë vendimin në lidhje me mesfushorin Paul Pogba.

Sport

14/07/2018 09:16

Paul Pogba nuk do të largohet nga Manchester United.

Jose Mourinho i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron ta shesë mesfushorin, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Pogba spekulohet me rikthim në Juventus për sezonin e ri, përcjell “lajmi.net”.

Por, mediat angleze raportojnë se Mourinho nuk dëshiron ta konsiderojë shitjen e Pogbas të cilin e konsideron si një prej futbollistëve kryesorë të “Red Devils” për sezonin e ri. /Lajmi.net/