Pogba: Juventus – Bayern, ky ekip do të kualifikohet

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba beson se skuadra e tij mund të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/02/2016 10:05

Paul Pogba beson se Juventus mund të sigurojë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Bianconerët” barazuan me Bayern Munichun me rezultat 2:2 dhe ylli francez është i sigurt se mund të nxjerrin një rezultat të volitshëm në Allianz Arena.

“Gjëja më e rëndësishme në ndeshjen e dytë do të jetë të mos pranojmë gol, të luajmë në sulm, njësoj sikurse në pjesën e dytë”, deklaroi ai për “beIN Sports”, përcjell “Lajmi.net”.

“Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodh. Ne besojmë se mund të kualifikohemi, luajmë futboll për këto arsye”, u shpreh Pogba.