Pogba i pakënaqur largohet nga ‘Old Trafford’, e zëvendëson ylli kroat

Në fillim të sezonit, kur Manchester United po arrinte rezultate të mira dhe lojë të bukur, në dhomat e zhveshjes së kësaj skuadre flitej për raporte të jashtëzakonshme.

Sport

23/02/2018 23:16

Por, kur sot rezultatet kanë ndryshuar, duket se edhe “muhabetet” janë të ndryshme.

Janë raportet mes Jose Mourinhos dhe mesfushorit Paul Pogba që kanë ndryshuar, me këtë të fundit që është i pakënaqur me tretmanin nga trajneri i tij, e me portugezin të pakënaqur me angazhimin e francezit dhe lojën e tij.

Këto raporte jo të mira kanë arritur kulmin pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve, ku Manchester United barazoi pa gola në udhëtim te Sevilla.

Është Paul Pogba që ka folur për largimin e tij me drejtuesit e klubit, për të lënë për të dytën herë ‘Old Traffordin’.

Gazetat në Angli shkruajnë për rikthimin e tij në Itali te Juventusi, por sot ka pasur lajme se Pogba po ashtu po dëshiron një transferim te Barcelona, gjë për të cilën Mourinho nuk do të ishte kundër, nëse në marrëveshje do të përfshihej edhe Ivan Rakitic./Lajmi.net/