lajmi.net

Pogba i artë

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një prej futbollistëve më të kërkuar nga gjigantët e futbollit italian. Talenti francez ka mahnitur të gjithë me paraqitjet në dy stinorët e tij të parë me Bianconerët dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Paris Saint-Germain dhe Real Madridit. Por, para se të flitet për të ardhmen…

Sport

14/03/2014 22:45

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba është një prej futbollistëve më të kërkuar nga gjigantët e futbollit italian.

Talenti francez ka mahnitur të gjithë me paraqitjet në dy stinorët e tij të parë me Bianconerët dhe së fundmi është përmendur si objektiv i Paris Saint-Germain dhe Real Madridit.

Por, para se të flitet për të ardhmen e tij, e tashmja është mjaft e suksesshme. Dhe, Pogba ka bërë të ditur se ka synime të mëdha në karrierën e tij.

“Ëndrra ime është të fitoj Topin e Artë. Kur të bëni diçka, duhet të synoni ta bëni në mënyrën më të mirë të mundshme. E dini se duhet të sakrifikoni shumëçka në punë, por shpresoj se një ditë kjo ëndërr do të më realizohet”, deklaroi Pogba për të përditshmen sportive italiane Tuttosport.

“Më duhet të përmirësohem në shumë aspekte, në vendosmëri, në pasime, e mbi të gjitha në lojën në ajër, dhe shënimin e golave me kokë”.

Pogba i artë

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba e përshkroi 2013’ën si “vit i artë”, derisa insistoi se kërkon sukses edhe më të madh me klubin në të ardhmen. Francezi depërtoi në ekipin e parë të Juventusit derisa dominuan në Serie A edicionin e kaluar, dhe ishte futbollisti më i dalluar i Francës në Kampionatin botëror U-20 gjatë…

Sport

04/12/2013 15:00

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba e përshkroi 2013’ën si “vit i artë”, derisa insistoi se kërkon sukses edhe më të madh me klubin në të ardhmen.

Francezi depërtoi në ekipin e parë të Juventusit derisa dominuan në Serie A edicionin e kaluar, dhe ishte futbollisti më i dalluar i Francës në Kampionatin botëror U-20 gjatë verës.

Kjo ka bërë që ai të shndërrohet në titullar te Bianconerët dhe Trekolorët, por Pogba nuk do të ndalet me kaq.

“Kam fituar titullin në ligë në sezonin tim të parë dhe ne arritëm në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, deklaroi Pogba, derisa pranoi çmimin Golden Boy nga e përditshmja sportive italiane Tuttosport.

“Kam fituar Kampionatin botëror U-20 me Francën dhe jam promovuar nga selektori Didier Deschamps në ekipin e parë.

Ky vërtetë ka qenë një vit i artë për mua dhe shpresoj që edhe i ardhshmi të jetë njësoj”, përfundoi ai.

LM