Pogba e “tradhëton” Unitedin, e dëshiron një tjetër klub

Sipas Cadena Ser, Paul Pogba e preferon një kalim në Real Madrid para Manchester Unitedit.

Sport

25/07/2016 09:41

Radio spanjolle, Cadena Ser, raporton që Paul Pogba dëshiron të transferohet në Real Madrid, transmeton Goal.

Agjenti i francezit, Mino Raiola, është duke punuar për ta përmbyllur marrëveshjen për kalimin e mesfushorit në Manchester United, por Pogba do të preferonte të luajë nën urdhërat e Zinedine Zidane.

Sygjerimi i Raiolas që Pogba të luajë te Unitedi është i motivuar nga profiti shton “CS”.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse Real Madridi do t’i futet garës për Pogban, për ta rivalizuar Unitedin që është e gatshme t’i ofrojë atij pagë deri në 13 milionë euro në vit.