Pogba e do fuqishëm Scudetton

Paul Pogba insiston se Juventusi do të bëjë gjithçka për ta fituar Scudetton këtë sezon. Mesfushori francez thotë se Bianconeri duhet t’i fitojnë ndeshjet e tyre, pa menduar për të tjerër. Ai do fitore ndaj Bolognas, të shtunën.

Sport

19/04/2014 01:37

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, thotë se Bianconeri e duan fuqishëm Scudetton këtë sezon, të tretën rresht.

Futbollisti francez kërkon fitore nga bashkëlojtarët, në ndeshjen e së shtunës ndaj Bolognas, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit.

“Për ne, ndeshja ndaj Bolognas është mjaft e rëndësishme. E duam fuqishëm këtë Scudetto. Ne duhet absolutisht të fitojmë, pa menduar se çka do të bëjnë të tjerët”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i Manchester Unitedit, në një intervistë për JTV.

“Roma do ta presë gjithmonë një gabim tonin. Duam ta japim maksimumin në fushë. E kemi përgatitur si është më së miri këtë lojë dhe do të bëjmë gjithçka oër t’i bërë të lumtur tifozët tanë”, përfundoi përfaqësuesi francez.