Pogba do të largohet nga Juventus

Mino Raiola, menaxheri i mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, ka pranuar se ylli francez do të largohet nga klubi në verën e ardhshme, ose pas një viti.

Sport

29/01/2015 14:00

Paul Pogba do të largohet nga Juventus, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Mino Raiola.

Real Madrid, Paris Saint-Germain e Chelsea përmenden si klubet e interesuara për yllin francez, i cili pritet të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.

“Nëse Paul largohet nga Juventus do të shkojë në një klub të madh. Nëse nuk ndodh këtë vit, do të ndodh në të tjetrin”, deklaroi Raiola për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Pogba është aktualisht i vetmi yll që do të jetë në dispozicion në fund të sezonit. Nëse nuk mund të transferohen Ronaldo, Messi ose Ibrahimovic, atëherë mund të bëhen përpjekje për të. Nëse dikush e dëshiron, duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të paguajë më tepër se 100 milionë euro”, u shpreh ai.