Pogba: Do ta lija futbollin nëse…

Paul Pogba ka thënë se do të ndalonte së luajturi futboll, nëse do të mendonte se Manchester United nuk ka mundësi për ta fituar tillin në sezonin 2017/2018.

Sport

19/11/2017 17:52

]Mesfushori francez u rikthye në aksion për të ndihmuar Manchester United në fitoren 4:1 ndaj Newcastel United, duke shënuar një gol e duke asistuar te goli i Martial.

“Sezoni është shumë i gjatë, sigurisht”, u përgjigj Pogba për BBC kur u pyet nëse Manchester United mund ta fitojë titullin këtë sezon.

“Nëse nuk do të besoja në këtë, do të ndaloja së luajturi”.

“Nëse nuk besoj se ne akoma mund ta fitojmë titullin, më mirë të ndalem, do të zbathja këpucët dhe do të ndalem së luajturi futboll”, ka shtuar ai./Lajmi.net/