Pogba dhe Raiola po i bëjnë presion Unitedit për të pranuar ofertën e Barcelonës

Raiola është duke bërë presion te drejtuesit e Unitedit që ta lënë të lirë lojtarin.

Sport

14/08/2018 23:31

Paul Pogba mbetet një objektiv i Barcelonës.

Sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit nuk janë dorëzuar për transferimin e francezit, përcjellë “Lajmi.net”.

25-vjeçari ëndërron të transferohet te Barca, mirëpo Manchester United po ia pamundëson një gjë të tillë.

Mino Raiola është duke bërë presion te drejtuesit e Unitedit që ta lënë të lirë lojtarin.

Nëse transferimi nuk do të realizohet në verë, Barca do të tentojë prap në janar për francezin.

Njëjtë veproi edhe me Philippe Coutinhon, që e mori në fillim të vitit nga Liverpooli. /Lajmi.net/