“Pogba dhe Mourinho kanë përmirësuar raportet mes vete”

Paul Pogba dhe Jose Mourinho, duket se kanë rregulluar marrëdhëniet e tyre.

Sport

10/11/2018 16:21

Mesfushori dhe trajneri kanë pasur “çarje” mes vete në fillimin e këtij sezoni, duke krijuar një krizë në kampin e United.

Situata shkoi aq larg saqë lojtari kërkonte me ngulm largimin nga “Old Trafford”, për tu drejtuar në “Camp Nou” ose në Barcelonë.

Së fundmi, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka thënë se palët kanë rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Ai ka përmirësuar raportet me Mourinhon dhe tash është më i qetë” ka thënë për “RaiSport”, Raiola, transmeton lajmi.net.

“Ai ndihet i rëndësishëm tek United edhe nëse Torino e Juventus mbetën në zemrën e tij”, ishin fjalët e agjentit.

Këto duken të jenë lajme të mira për tifozët e “djajve të kuq” në prag të derbit lokal. /Lajmi.net/