Pogba dhe Martial jashtë kombëtares, rikthehet Lacazette

Dyshja e Manchester United, Paul Pogba dhe Anthony Martial do të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme të Francës.

Sport

12/11/2018 16:34

Të dy këta janë zëvendësuar nga dy lojtarë poashtu të Premierligës, Alexandre Lacazette dhe Moussa Sissoko.

Paul Pogba ka pësuar një lëndim, gjatë fitores 2:1 të Man Utd ndaj Juventus dhe nuk ishte i gatshëm të rikthehet as për derbin e Manchesterit.

Edhe mungesa e Martial do të jetë humbje e madhe për Francën pasi lojtari ka shfaqur formë të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij të fundit.

Ylli i Manchester ka rifituar thirrjen e tij pas një kohe të gjatë jashtë kombëtares, kur edhe ka humbur kampionatin botëror.

Deschamps madje kishte lavdëruar lojtarin duke thënë se ai ka një potencial të jashtëzakonshëm.

Megjithatë, pritet që Lacazette dhe Sissoko t’i mbulojnë mirë hapësirat e lëna nga dyshja e United. /Lajmi.net/