Pogaçe të vogla me kaçkavall

Gatuhen në çast dhe janë të shkëlqyeshme për kafjall apo darkë.

Lifestyle

07/01/2018 09:25

Përbërësit: 750 gram miell, katër vezë, 400 gram kaçkavall, 100 grram kajmak, një kube tharmë, një dl qumësht, dy lugë vaj, një lugë e vogël kripë.

Përgatitja:
Tharmin e thërrmojmë me dorë dhe e qesim në enë bashkë me miellin. I shtojmë 3 kokrra vezë dhe një të bardhë të vezës, kajmak dhe qumësht. E grijmë trashë në rende gjysmën e kaçkavallit dhe e përziejmë me lugë derisa të gjithë përbërësit të bashkohen. Me duar në tavolinën e punës në të cilën e kemi bërë me miell e bëjmë brumin, përkatësisht e “ngjeshim” derisa të bëhet i lëmuar.
Për t’u shtrirë më lehtë korja, brumin ndajeni në dy pjesë (nuk është e domosdoshme).Me okllai e hollojmë koren në trashësi prej 1 cm dhe pastaj i bëjmë rrathët.I radhisim në tepsi në të cilën kemi vënë letër për pjekje. Vezët e mbetura i thyejmë dhe i ndajmë të bardhët dhe të verdhët. Të verdhët i tundim me pirun dhe i lyejmë kolendrat. Kaçkavallin e mbetur e grijmë në pjesë të imëta në rende dhe i qesim sipër kolendrave. I pjekim 20 minuta në 200 gradë celsius