Pogaçë e prerë në thela

E butë dhe shijshme për mëngjes dhe darkë ja vlen të gatuhet.

Lifestyle

19/12/2016 15:59

Receta:
1 ve
1 gotë çaji qumësht të vakët
1 gotë çaji ujë të vakët
1 tharmë buke pluhur(7 gr)
1 lugë çaji sheqer
1 lugë e mesme kripë
4 gota të mëdha miell (200 ml)
Për mbushje:
100 gr.suxhuk të prerë në copa të holla
100 gr.djathë të grirë në erende(kaçkavall)
1 të kuqe e vesë për lyerje

Përgatitja:
Së pari tretet tharmi i bukës në qumësht të vakët me sheqer për 5 min dhe mandej në një enë të thellë i hedhni të gjithë përbërësit me radhë, ku gatuhet një brumë i butë i cili lihet të dyshifohet për 40 min.

Pas kësaj kohe nga brumi i ardhur formohen 3 kuleç të mëdhenjë të cilat i hap me t’holluese në formë të rrumbullakët, mbi këtë petë hidhet suxhuku dhe djathi i grirë, mbështillet si rrollne dhe pritet me thikë me gjerësi sa tri gishta dhe renditen në tepsi me letër për pjekjeje.

Kështu vepron edhe me dy kuleçët e tjerë. Në tepsi lihet pogaça të pushojë edhe 15 min e pastaj lyhen me të kuqin e vesë dhe susam. Piqen në furrë të nxehur më parë në 190 gradë celsius. për 20 min.
15622519_10154300251773215_1329978957972525312_n