Podujevë: E moshuara bie në bunar, po trajtohet në QKUK (Video)

Një grua e moshuar në fshatin Llaushë të Komunës së Podujevës, sot në mëngjes ka rënë në një pusetë.

Lajme

23/05/2016 10:44

Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, i cili tha se brenda një intervali të shkurtë kohor, Policia i është përgjigjur rastit dhe me ndihmën e një qytetari e kanë tërhequr lartë gruan e moshuar.

“Në orën 08:30 kemi marrë informacion se një grua e moshuar ka rënë në një pusetë në fshatin Llaushë. Pasi është nxjerrë nga pustetat, të moshuarës i është ofruar trajtimi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe për trajtim të mëtutjshëm është dërguar në QKUK”, tha Bislimi përmes telefonit për KosovaPress.

Sipas tij, akoma nuk dihet nëse e moshuara ka rënë në pusë qëllimisht, apo në mënyrë aksidentale./Kp