Podolski në shitje

Lukas Podolski do të largohet nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar të verës. Arsene Wenger ka vendosur të shesë sulmuesin gjerman përderisa kompenson paratë e shpenzuara për blerjen e tij.

Sport

15/08/2014 14:37

Arsenali besohet se është i gatshëm të shesë Lukas Podolskin para përfundimit të afatit kalimtar të verës.

Fituesi i Kampionatit botëror 2014 me Gjermaninë spekulohej me largim nga Emirates në javët e fundit.

Por, sipas “Goal.com”, Arsene Wenger është duke konsideruar mundësinë e shitjes së tij përderisa Arsenali mund të rikuperojë 11 milionë funtet e paguara për transferimin e tij dy vjet më parë.

Galatasaray besohet se udhëheq garën e klubeve të interesuara për transferimin e 29-vjeçarit i cili kërkohet edhe nga gjiganti tjetër turk Besiktas, por edhe disa klube nga Bundesliga.