Poçi elektrik që kontrollohet nga celulari

Ëndrra për një shtëpi krejtësisht të mençur është duke u bërë realitet, megjithëse jo shumë njerëz e kishin parashikuar këtë.

Auto & Tek

15/01/2015 17:49

Në vend të një shtëpie tërësisht të mençur, njerëzit janë duke blerë pajisje të tilla që mund të lidhen përmes valëve dhe që e bëjnë përvojën në shtëpi më të mirë dhe më efikase.

Përveç kategorive që janë duke u zhvilluar shpejtë, të cilat përfshijnë termostatet dhe pajisjet e tjera, të tilla janë edhe dritat.

Philips Hue janë ndoshta llambat që nuk keni dëgjuar për to por që mund të kontrollohen përmes një aplikacioni në celularë, transmeton Lajmi.net.

Tani, konkurrenti i Phillips – Cree Inc. – që shet poçe efikase LED të energjisë elektrike, ka prezantuar poçin e parë elektrik që mund të kontrollohet përmes valëve Wi-Fi nga një aplikacion në celularë.

Përderisa poçet e tjera mund të kontrollohen nga celulari për t’i ndalur dhe ndezur, këto përveç këtyre munden edhe të kontrollohen për t’iu ndryshuar ndriçimi dhe ngjyra e dritës.

Këto poçe elektrike do të dalin në shitje në fund të këtij muaji dhe kompania shpreson se do të lidhë një marrëveshje me Apple për ta futur këtë mundësi të kontrollimit të dritave në aplikacionin e Apple – HomeKit.