Pochettino zgjedh kapitenin e Tottenham Hotspur

Mauricio Pochettino nuk ka dyshime se kush do të vazhdojë të jetë kapiten i Tottenham Hotspur.

Sport

28/08/2018 10:46

Mauricio Pochettino ka mbështetur portierin Hugo Lloris të vazhdojë të jetë kapiten i Tottenham Hotspur.

Menaxheri i “Spurs” ka thënë se ylli francez do ta mbajë ende shiritin e kapitenit, te ekipi londinez.

“Nuk më ka shkuar mendja ta ndërroj kapitenin”, deklaroi Pochettino pas fitores 3:0 ndaj Manchester United, përcjell “lajmi.net”.

Lloris ishte në rrezik ta humb shiritin pasi u arrestua pas vozitjes në gjendje të dehur. /Lajmi.net/