Pochettino: Titujt janë synimi i ardhshëm i Tottenham

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka zbuluar synimin e ardhshëm të skuadrës së tij.

Sport

23/12/2018 12:19

Pas ndërtimit të stadiumit, trajneri argjentinas shpreson se skuadra e tij do të kalojë në nivele tjetra dhe të bëhet skuadër që fiton tituj.

“Ne do të kemi një prej fushave më të mira në botë. Fushë stërvitore dhe stadium të ri” ka thënë për Sky Sport, transmeton lajmi.net.

“Ajo që po ndërtojmë në anën e futbollit, besojmë se do të jetë në nivele të njëjta. Kur kjo të kombinohet, do të jetë koha që të fitojmë tituj dhe t’i japim njerëzve atë që presin” ka thënë tutje argjentinasi.

“Ne ende nuk kemi fituar asnjë trofe, por mendoj se kemi fituar shumë më shumë se aq” ka thënë ndër të tjerash Pochettino.

Kujtojmë se Mauricio po përmendet për një kalim të mundshëm tek Manchester United në fund të këtij sezonit. /Lajmi.net/