Pochettino shfaq admirimin për Ferguson, thotë se është më i miri në histori

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka zbuluar admirimin e tij për ish trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson.

Sport

12/01/2019 12:16

Ai ka thënë se Fergie ishte një “enciklopedi e futbollit” dhe se ka qenë inspirim për argjentinasin.

“Është lajm fantastik sepse ai është futbolli, Sir Alex do të thotë futboll. Për të, të jetë i përfshirë është shumë e rëndësishme” ka thënë Pochettino për rikthimin e Fergiet në futboll, transmeton lajmi.net.

“A i kam dërguar urimet më të mira për të kur ishte i sëmurë? Po, e kam bërë. Nuk mund ta fsheh admirimin dhe lidhjen që kam me të. Ishte një nga njerëzit që kam admiruar më së shumti, ishte një inspirim” ka thënë tutje argjentinasi.

Tottenham do të jenë nikoqirë të Manchester United në “Wembley” për kryendeshjen e javës në Premierligë. /Lajmi.net/