Pochettino: Mund të fitojmë në ‘Camp Nou’

Mauricio Pochettino ka thënë se fitorja në udhëtim te Barcelona nuk është e pamundur, pas fitores ndaj Interit.

Sport

29/11/2018 08:41

Totteham ka shënuar fitore të rëndësishme 1:0 në ‘Wembley’ ndaj Interit, duke rritur mundësitë për të kaluar në fazën e eliminimit direkt.

Skuadra angleze ka nevojë për fitore në ‘Camp Nou’ ndaj Barcelonës, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupit të Ligës së Kampionëve.

“Gjithçka është e mundur”, është përgjigjur Pochettino, në pyetjen nëse Tottenham mund të kalojë tutje, përcjell ‘lajmi.net’.

“Unë kurrë nuk them se misioni është i pamundur, në futboll mund të ndodh gjithçka, duhet të besosh”.

“Do të jetë e vështirë, por ne duhet të besojmë”./Lajmi.net/