Pochettino me deklaratë të madhe për Wengerin

Mauricio Pochettino e ka cilësuar Arsene Wengerin si një nga trajnerët më të mëdhenj në histori të futbollit, para se ky i fundit të zhvillojë ndeshjen e fundit në shtëpi si trajner i Arsenalit.

Sport

04/05/2018 16:32

68 vjeçari ka njoftuar se në fund të sezonit, do t’i jap fund qëndrimit 22 vjeçar te Arseneli, dhe ndeshja e fundjavës ndaj Burnleyt, do të jetë e fundit para tifozëve ‘Gunners’.

Dy ndeshjet tjera të Wenger në krye të Arsenalit, do të jenë ato me Leicester Cityn dhe Huddersfield Town në udhëtim.

“Qëndroi në krye të Arsenalit për 22 vite, për mua ishin 22 vite të suksesshme”, ka deklaruar Pochettino.

“Të gjitha kanë ndodhur te Arsenali nën drejtimin e Wenger, ai meriton gjithçka. Për mua, ai është një nga trajnerët më të mirë në histori të futbolli”./Lajmi.net/