Pochettino: Kam frikë nga ky futbollist i Interit

Mauricio Pochettino ka brenga para duelit të Tottenhamit me Interin në Ligën e Kampionëve.

Sport

18/09/2018 07:26

Menaxheri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka pranuar se ka frikë nga sulmuesi i Interit, Mauro Icardi para duelit të tyre në xhiron e parë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Strategu i “Spurs” ka veçuar kapitenin e “Nerazzurrëve”, si rrezikun kryesor për skuadrën e tij.

“Kam frikë nga Icardi, rreziku kryesor vjen prej tij”, tha Pochettino në konferencën për media.

“Spalletti? Është një prej trajnerëve më të mirë në botë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/