Pochettino: Jam i lumtur për Solarin

Santiago Solari është emëruar si trajneri i ri i Real Madrid, deri në vitin 2021, me kontratën e tij të re afatgjate.

Sport

16/11/2018 20:50

Kësisoj ai ka hedhur poshtë të gjitha mundësitë për emrat si Antonio Conte, Mauricio Pochettino dhe emra të tjerë që kërkoheshin nga “mbretërit”.

Megjithatë, trajneri i Tottenham është shprehur i lumtur për bashkëvendasin e tij,  i cili nënshkroi kontratë me “Los Blancos”.

“E njoh atë dhe kam raporte shumë të mira me të, qysh nga koha kur ishim në Kombëtare.  I dëshirojë atij të gjitha të mirat dhe shumë suksese. Jam i lumtur për të dhe shpresojë të ketë karrierë briliante” ka thënë strategu argjentinas në një eveniment të organizuar nga “Catalan FA”, transmeton lajmi.net.

Argjentinasi ishte njëri prej më të preferuarve nga bordi drejtues i Real Madrid.

Megjithatë, Pochettino ka thënë se dëshiron të qëndrojë tek Tottenham dhe të bëjë gjëra të mëdha me londinezët. /Lajmi.net/