Pochettino flet pas humbjes ndaj Wolves: Luajtëm në mënyrë të gabuar

Tottenham është befasuar në ndeshjen e fundit për vitin 2018.

Sport

29/12/2018 21:17

Spurs janë mposhtur para tifozëve të vet nga skuadra e Wolverhampton, me rezultatin 1:3.

Njësoj sikur për gjithë të tjerët, kjo ishte befasuese edhe për trajnerin e skuadrës, Mauricio Pochettino, i cili është shprehur i zhgënjyer pas ndeshjes.

“Nuk e kontrolluam topin në pjesën e dytë. Ne luajtëm në mënyrë të gabuar, me shumë topa të gjatë dhe energjia ra në pjesën e dytë” ishin fjalët e Pochettino në konferencën pas ndeshjes, transmeton lajmi.net.

“Ishte e vështirë të ktheheshim pas golit të barazimit. Por ky është futbolli. Ne kemi pasur ecuri të mirë në javët e fundit dhe duhet ta mbajmë atë nivel, që është mjaft i vështirë” ka thënë argjentinasi.

Tottenham aktualisht pozicionohet në vendin e dytë në tabelën e Premierligës, tani me nëntë pikë më pakë sesa Liverpool dhe me vetëm një pikë më shumë se Manchester City. /Lajmi.net/