Pochettino befason të gjithë me deklaratën pas humbjes nga Interi

Edhe pse doli i mundur nga “San Siro”, trajneri i Totenhemit, Maurizio Pochettino është mëse i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

Sport

18/09/2018 23:45

Por, ai mbetet i zhgënjyer vetëm prej rezultatit, pasi sipas tij meritonin më shumë.

“Jam i kënaqur me performancën e ekipit, sipas meje ishte më e mira që kemi bërë këtë sezon. Por jam i zhgënjyer dhe i mërzitur për rezultatin, pasi meritonim më shumë. Vetëm në dy aksione, pësuam dy gola”, deklaroi Pochettino.

“Kishim gjithçka në kontroll deri tek goli i parë i Interit. Më pas, kur futesh në atë rrjedhë negative, është shumë e vështirë të ndryshosh”.

“Kështu është futbolli, bëmë një gabim dhe e paguam. Tani na mbetet vetëm të punojmë më fort”, shtoi ai.