Po vjen Vermaelen

Mbrojtësi Thomas Vermaelen është shumë pranë rikuperimit të plotë dhe pret të debutojë për Barcelonën gjatë muajit të ardhshëm.

Sport

18/03/2015 09:01

Mbrojtësi i Barcelonës, Thomas Vermaelen është pranë rikuperimit dhe rikthimit në fushë në muajin e ardhshëm pas pamundësisë të debutojë për skuadrën e re për shkak të lëndimeve të njëpasnjëshme.

Vermaelen u lëndua gjatë Kampionatit botëror në Brazil, para se të nënshkruante me Barcelonën, duke zgjuar pyetje pse klubi arriti marrëveshje me Arsenalin për transferimin e tij.

Por, Vermaelen ka njoftuar se ka filluar të vrapojë sërish dhe tifozët e Barcelonës duhet të kenë durim.

“Gjithçka është duke shkuar sipas planit, andaj jam në kohën e duhur për t’u rikthyer në ekip në prill”, shkroi ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Synoj t’i ndihmoj Barcelonës të arrijë sukses këtë sezon”, u shpreh ai.