Po vjen hiti! Ledri e Noizy përfundojnë këngën

Një fotografi nga studioja e inçizimev e dhe “bam”, gjithçka është gati.

ShowBiz

20/11/2017 15:40

Reperët Ledri Vula dhe Noizy, e kanë përfunduar inçizimin e këngës së tyre më të re. Ditë më parë na hutuan mjaft me publikimet e tyre nga Gjermania, ku u tha se po xhironin skenat e klipit të ri.

Një fotografi e siguruar nga Prive, e konfirmon zyrtarisht bashkëpunimin në mes dyshes edhe me prononcim të Faton Shoshit, menaxherit të Ledrit.

Duke mos dashur t’ia humb efektin e surprizës, ai nuk ka treguar titullun e këngës e as publikimin e datës.