Po vjen Bale

Tifozë të Real Madridit, më pritni. Gareth Bale ka pranuar se nuk është ende në formën më të mirë fizike, por ka premtuar se shumë shpejt do të jetë në dispozicion të ekipit. Ylli uellsian u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur iu bashkua gjigantit spanjoll nga Tottenham Hotspur për 100 milionë euro,…

Sport

12/09/2013 17:13

Tifozë të Real Madridit, më pritni. Gareth Bale ka pranuar se nuk është ende në formën më të mirë fizike, por ka premtuar se shumë shpejt do të jetë në dispozicion të ekipit.

Ylli uellsian u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori kur iu bashkua gjigantit spanjoll nga Tottenham Hotspur për 100 milionë euro, një ditë para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

“Ndihem mirë, jam stërvitur gjatë javës me Uellsin, kam luajtur për gjysmë ore dhe pa dyshim se jam më mbrapa sa i përket përgatitjeve. Por, do të mundohem që sa më parë të jem në 100 përqind”, deklaroi 24-vjeçari, i cili në mesjavë kundër Serbisë bëri paraqitjen e parë në edicionin e ri.

“Kam biseduar me Ancelottin, do të vendos ai, jam duke u përmirësuar dhe do të jap maksimumin nga vetja. Për pozitën time vendos trajneri”, u shpreh ai.