“Po vijnë ditë të vështira, tre muaj aksione”, çfarë paralajmëroi Stresi një muaj më parë?

Mbrëmjen e djeshme, reperi Stresi është arrestuar nga policia.

ShowBiz

18/10/2018 09:06

Arkimed Lushaj i njohur si Stresi është arrestuar nga policia e Tiranës një muaj pas disa muaj hetimesh, si anëtar i një grupit kriminal që operonte në kryeqytetin e Shqipërisë, shkruan lajmi.net

Në njoftimin e policisë thuhet së gjatë arrestimit të këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit “Pjetro Beretta”, si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Kujtojmë se para një muaji ai kishte paralajmëruar se po vijnë ditë të zeza për Shqipërinë.

‘’Po vijnë ditë të vështira, shtatori, tetori dhe nëntori janë me aksione’’, ishin fjalët e tij në emisionin ‘Zonë e Lirë’./Lajmi.net/