Po shikonte një film të saj, Rita shkruan disa fjalë për Jennifer Lopez

Rita Ora është emër shumë i suksesshëm në industrinë e muzikës.

ShowBiz

17/12/2018 15:16

Rita Ora është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, ku mblidhen mijëra fansa të saj, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, këngëtarja postoi një fotografi në InstaStory, në të cilën shfaqet duke shikuar një film.

Rita po shikonte një film me aktoren e njohur JLo, për të cilën shkroi “E dua këtë film shume dhe ty JLo”.

Kujtojmë që Rita Ora aktualisht është e angazhuar me koncerte pas publikimit të albumit “Phoenix”. /Lajmi.net/